VEF është ngritur që nëpërmjet kësaj rruge të ashtë të frymëzojë një jetë të re xxx

VEF ka për qëllim të ngjallë interesin për rajonit përgjatë VE(Via Egnatia) duke kontribuar keshtu në zhvillimin e këtij rajoni. Zyrtarisht objektivat e VEF janë të qarta: ”Të nise ngjalljen e interesit për rajonin përgjatë shtrirjes së kësaj rruge në aspektin kulturor, ekonomik e social, nëpërmjet publikimeve, kërkimeve, edukimit, restaurimit dhe mjeteve të tjera, të cilat nxisin më tej  ketë interes dhezhvillim”

Shkurtimisht VEF përfaqëson një mundësi Lidhje dhe Shkembimi, në aspektin e njohurive dhe materialeve kulturore midis popujve që jetojnë përgjatë shtrirjes së VE, dhe në të njejtën kohë midis ketyre popujve dhe atyre te Europes Perendimore. VEF dëshiron të iniciojë një process kërkimi, eksplorimi dhe dialogu përgjate intererarit të rrugës VE dhe ta bëj të ditur ketë nëpërmjet raporteve. Vemendje  do ti perkushtohet  jetës përgjate kësaj rruge në aspektin e tregtisë, gjuhës, besimit fetar, artit dhe muzikës. Këto tema do të eksplorohen nëpermjet intervistave me njerëzit lokale dhe duke kërkuar në të njejtën kohë dhe në burime historike.të tjera të ndryshme. Prandaj kjo Rruge është një shembull dhe simbol i bashkëveprimit. Ne shpresojme të iniciojmë një process të vazhdueshëm të zhvillimit dhe të bashkëpunimit duke frymëzuar një jete të re kësisoj nëpërmjet kësaj rruge të vjetër. Për këte do të ketë shumë takime, libra, dokumentarë, koncerte dhe ekspozita.Do të ketë kërkime shkencore dhe konferenca. Gjithashtu do të ketë dhe shume udhëtime më kembë apo me kuaj, si dhe me mjete të tjera për gjatë shtrirjes se VE.

Fondacioni ka fituar mbështetjen dhe bashkëpunimin entuziast të ekspertëve dhe shkencëtarëve të aspekteve të ndryshme të jetës sociale, historike, dhe kulturore në vendet të cilat mbulojnë ketë rrugë (shiko rubriken Pjesëmarrësit ).

Për t.i qartësuar gjërat: I gjithë ky aktiviteti i VEF nuk është një ndërmarje tregtare, fitim prurëse .Ne jemi një Fondacion, ku nuk ka përfitime financiare personale për asnjë nga pjesëmarrësit..As me pak ndonjë qellim aktiviteti turistik. Qëllimi yne i vetem është shkëmbimi dhe zhvillimi , Dhe aq më tepër Ne nuk kemi qëllime politike .Ne nuk mbajmë anën e askujt. Qëllimi ynë është bashkëpunimi ndër rajonal, shmangja e përplasjeve të dyanshme dhe përqendrimi në vend të tyre, tek interesat reciproke të popujve pergjatë shtrirjes së kësaj rruge. Objektivi përfundimtar I gjithe ketyre aktiviteteve është që VEF të nxisë te njohjen, vlefshmerinë e harmonise kulturore si edhe të respektimit të llojshmërisë etno-kulturore të këtij rajoni.

Aktivitetet e VEF janë mbështetur përzemërsisht nga Z. Max van der Stoel, ish Minister I Punëve të Jashtme dhe Komisioner I parë për cështjen e minoriteteve për OVSE, Këshilltar për EU, në cështjet e politikës dhe sigurisë së përbashkët dhe nga Z. Roland Bimo Ambasadori shqiptar në Hollandë.